Moti për ditën e shtunë, 27 mars 2021, do të jete me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të konsiderueshme në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore -1/14
Zona e ulët 4/19
Zona bregdetare 5/18 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/