Arjan Sala, 33-vjeçari i ndjerë që humbi jetën mes flakëve të një qendre tregtare, është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Titulli “Dëshmor i Atdheut” do të firmoset nga ministri i Mbrojtjes Peleshi. Sala ishte punonjës sigurie dhe hyri në magazinën e qendrës tregtare për të shpëtuar personat që ishin brenda saj, por nuk mundi të dilte dot prej aty.
Trupi i pajetë i 33-vjeçarit u nxor nga magazina e djegur pas tre ditësh. Sot në familjen e të ndjerit ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Dy ditë më parë familjarët e Arjan Salës u takuan edhe nga Presidenti i Republikes, Ilir Meta, i cili tha se 33-vjecarin do ta kujtojmë si një njeri të përgjegjshëm.