Ish- kryeministri Sali Berisha ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish- kryeministrit Bashkim Fino. Në një postim të shkurtët në rrjetet sociale, ish- kryeministri Berisha evideon personalitetin e të ndjerin, duke e konsideruar si një zë i moderuar në grupin drejtues ektresmist të PS- së.
“Mesazh ngushellimi per Bashkim Finon!
Miq, Covid 19 e ndau nga jeta para kohe Bashkim Finon, njerin prej personaliteteve me te spikatura te Partise Socialiste dhe qeverisjes se vendit. Gjate ketyre 30 viteve ne politike, Bashkimi ka mbajtur detyra te rendesishme nga kryetar bashkie i qytetit te tij te lindjes Gjirokastres deri ne kryeminister i qeverise se pajtimit kombetar ne vitin 1997, e cila kishte si detyre me kryesore pergatitjen e zgjedhjeve te parakohshme, detyre te cilen ne vleresimin tim ai e permbushi ne fryme bashkepunimi dhe me pergjegjesi.
Pas atyre zgjedhjeve deri sot ai si deputet i PS dhe qeveritar i saj ka kryer detyra te rendesishme duke qendruar nje ze i moderuar ne grupin drejtues ekstremist te PS. Duke shprehur ngushellimet e mia me te ndjera familjes Fino per humbjen e pakompensueshme, une i lutem Zotit qe shpirti i Bashkimit te saj te dashur te gjeje paqen e merituar. Amin. sb”, shkruan ish- kryeministri Berisha në mesazhin e tij për ndarjen nga jeta të ish- kryeministrit Bashkim Fino.