Lajmi i ditës sot në Shkodër padyshim që ka qenë arritja e marrëveshjes në mes KF Vllaznia dhe Drejtorisë Rajonale Taimore Shkodër për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Një marrëveshje që i hap rrugën licensimit të klubit shkodran për pjesmarrjen në Kupat e Europës.
Njeriu që padiskutim ka një kontribut të jashtëzakonshëm në gjithë këtë histori është sponsori Alban Xhaferi. Vetë ai duket i lumtur për këtë gjë dhe atë e ka shprehur edhe përmes një lidhje të drejtëpëdrejtë me emisionin “Sport Arena” në TV Rozafa mbrëmjen e sotme.
“Kemi disa muaj faktikisht që ishim në diskutime me Drejtorinë e Tatimeve për të gjetur mënyrën për licensimin e skuadrës për në Kupat e Europës. Për më tepër nisur edhe nga ecuria e mirë e skuadrës, na e shtonte edhe më shumë përgjegjësinë për t’i dhënë një zgjidhje kësaj çështje.
Dhe për fat, arritja e kësaj marrëveshje erdhi ndoshta në minutat e fundit për atë detyrim që KF Vllaznia kishte ndaj kësaj Drejtorie dhe tashmë ne jemi brenda afatit për të dorëzuar në Federatë dhe UEFA edhe këto dokumenta të fundit sepse një pjesë të konsiderueshme të dokumentacionit të kërkuar, e kemi dorëzuar që në muajin janar.
Ka qenë një negociatë e vështirë sepse klubi ka të trashëguar shumë të madh dhe për momentin financat e tij janë në gjendje jo të shëndoshë. Në këto rrethana, unë kam dhënë një suport tek klubi, gjithashtu edhe Federata e ka suportuar atë dhe bashkë edhe me atë gjendjen e dobët që ka pasë edhe vetë arka e klubit, arritëm të bëjmë realitet këtë ëndërr, sepse përndryshe do të kishte qenë shumë e vështirë për të gjithë ne që jemi përfshirë në këtë projekt, e po ashtu edhe vetë skuadra do të kishte qenë në pikëpyetje për vazhdimësinë.
Sot nuk kemi marrë licensimin, por kemi arritur të plotësojmë një pikë që për 10 vite me rradhë ka qenë problemi kryesor që ka penguar pjesmarrjen e Vllaznisë në Europë. Një nga kriteret që kërkon UEFA është që klubi të mos ketë detyrime të papaguara ndaj organeve tatimore, ose më së paku, të ketë një marrëveshje për shlyerjen e tyre.
Me plotësimin e kësaj pike, besoj se jemi në rrugën e duhur që në bashkëpunim edhe me Federatën, për të përmbyllur problemin e licensimit të klubit. Ky ishte hapi më i rëndësishëm sepse hapi tjetër besoj se do të jetë një formalitet”- ka thënë ai.
Por nëse licensimi mund të vijë, tashmë duhet siguruar edhe pjesmarrja e ekipit në Kupat e Europës përmes fushësh së lojës. Dhe Xhaferi e ka të qartë këtë teksa deklaron se ekipi do të jetë shumë i motivuar për ta bërë tashmë edhe ai detyrën e tij ashtu siç e bënë edhe ata si drejtuesa.
“Ne si drejtuese beme ate qe duhej te benim ndonese ne pamje te pare u duk e pamundur. Tashme eshte ne doren e skuadres te luaje fort ne fushe dhe te arrije objektivin qe kemi, sigurimin e nje vendi ne Kupat e Europes”-eshte shprehur Xhaferi.