Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kandidat për deputet i PD- së Shkodër: AS TURP NUK KANË !
Dëgjova një drejtues autoriteti shëndetësor që tha: “Nuk i kemi vaksinuar pilotët e helikopterëve të emergjencës se nuk ka patur urgjenca Covid për të transportuar.”!!!!! Domethënë nëse ka një rast akut, që ka nevojë për transport, do pritet sa të vaksinohet piloti???
Apo po shtien fall se nuk do ketë ndonjëherë emergjence? Po shoferët e ambulancave pse mbeten jashtë vaksinimit edhe në Tiranë? Apo edhe ata nuk kanë urgjenca? Në cilin planet jetoni xhanëm?!! Kjo është deshmia se “strategjia” vazhdon të mbetet “duke parë e duke bërë”!!!!
Menaxhimi i pandemisë do jetë prioriteti urgjent pas 25 Prillit. Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që mendon, kujdeset e ka një plan konkret për ta. Ndryshimi po vjen!