Bashkimi ynë është përgjigja më e mirë se miliona shqiptarë janë më shumë se një grusht të korruptuarish. Çdo ndryshim kërkon kurajo dhe këtë e gjej tek secili prej jush. Shkodra, sado i ashpër një regjim, nuk është gjunjëzuar.
Dhe është forca e kurajos së Shkodrës që pulson e para fitoren. E ka kuptuar i madh dhe i vogël se me Edi Ramën nuk ka të ardhme. A mund të na mbajë peng një njëri i vetëm nëse të gjithë bëhemi bashkë?