Pesë antarë të KZAZ- së në Malësi të Madhe, janë dhunuar nga punonjës të Gardës që shoqëronte kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së djeshme në Malësi të Madhe. Denoncimi është bërë nga Sami Zekaj, në emër të Partisë Demokratike të Malësisë së Madhe.
Në një dalje për mediat Zekaj ka sjellë në vëmendje se nuk është hera e parë që Rama provokon dhunë para zgjedhjeve në Malësi të Madhe. Ai ka sqaruar se antarët e KZAZ- së nuk ishin të PD- së por edhe të subjekteve të tjera.