Dita e sotme nuk mund të mbyllet pa një “lajm” të bujshëm, të denjë për 1 prillin. Ideja ka qenë e njërit prej grupeve aktive në mbështetje të Vllaznisë dhe sigurisht, “lajmi” do të kishte në qendër të vëmendjes klubin kuqeblu. Personazhi kryesor është Alban Xhaferi, sponsori i klubit shkodran.
“A dihen shkaqet e dorëheqjes së Alban Xhaferit???”, është pyetja që të shtang në momentin e parë sapo e lexon këtë postim. Në fakt, sot është “dita e rrenave”, 1 prilli dhe nuk mund të mungonte një shaka për ndjekësit e këtij grupi por edhe tifozët e Vllaznisë.
Alban Xhaferi vazhdon të jetë pranë Vllaznisë dhe bashkë e stafin e futbollistët po përgatit ndeshjen e rëndësishme me Partizanin të shtunën. Qëndroni të qetë, të paktën deri me 1 prill të vitit tjetër. /ShkodraWeb Media/