Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së Shkodër: Sot në oborrin e shtëpisë së zonjës Nesret, bashkë me gra dhe vajza diskutuam për qytetin tone, atë çfarë është bërë këto vite dhe çfarë duhet të bëjmë pas 25 Prill, kur Partia Demokratike të vijë në qeverisje të vendit.
Gratë dhe vajzat janë promotori i Ndryshimit, zhvillimeve ekonomike dhe sociale për të cilat Shkodra jonë dhe Shqipëria kanë nevojë sot më shumë se kurrë. Faleminderit të gjithave!