Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kandidat për deputet i PD- së Shkodër: Bizneset në rrugën Shkodër – Hani i Hotit në dalje të Shkodrës në zonën e Dobraçit, tregojnë hapur se fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm gjatë këtyre 8 viteve.
Shkodranët dhe Shqiptarët kanë më pak para për të shpenzuar, rritja ekonomike është stopuar, ndërkohë që biznesi është në kushtet e mbijetesës.
Partia Demokratike ofon një program të qartë për zhvillimin ekonomik. Taksa e sheshtë 9% është një mundësi reale që i jep frymëmarrje biznesit, rrit të ardhurat për çdo familje, ndërkohë që biznesi të marrë frymë i lirë.
Por për të realizuar këtë program ekonomik, me 25 Prill, duhet të jemi të gjithë bashkë për të zgjedhur programin e Partisë Demokratike, për zhvillimin ekonomik të vendit.