Nga Agron GJEKMARKAJ
Asnjë hap pas! Doli edhe fleta më e perçudshme e votimeve që ka njohur historia! Duket si leter bixhozi! Edi Rama po tenton ta bëjë lëmsh proçesin elektoral!
Por asgjë nuk e shpëton! Opozita do ti rrijë atij dhëmb për dhemb e sy për sy në çdo qytet dhe fshat, në çdo lagje e qender votimi! Policët e tij diten vënë postoblloqe për të kontrolluar makinat e kandidatëve të Opozites, natën heqin çdo postobllok për makinat e OSHEE-së për të hyrë nëpër fshatra dhe darovitur!
Me “shpërblime” për “termetin”, me “legalizime”, me lista “angazhimi” për administraten që do të sjelle vota per Rilindjen, Edi Rama po kalon ditët e agonisë!
Opozita dhe Populli i saj tashmë shumicë janë në këmbë, janë roje , nuk ka presion që i ndal, nuk ka dhunë që i mposht! Ndryshimi do të mbrohet si kurrë më parë me çdo çmim që i paguhet lirisë dhe demokracisë!
Do ta mposhtim Edi Ramen dhe banden e tij ! Ata kanë shumë për të patur frikë , ata humbasin shumë nga përballja, ne asgjë, ne vetem fitojmë vendin tonë dhe heqim zgjedhen korruptive të tjetërsimit të votës!
Asnjë hap pas në fushatë, asnjë hap pas nga komisioneret dhe vëzhguesit tanë! Asnjë hap pas pa e shporrur diktatorin senil dhe haremin e tij të një mijë e një poshtërsive! Ky nuk të lë në paqe as ditën e Pashkëve, mjafton të shikosh fletën e votimit për të kuptuar deri ku i shkon perversiteti i shpresës manipuluese!
Asnjë hap pas Edi Rama, para teje dhe cubave të tu Edi Rama! Shënoje!