Shkruan në Facebook Zef Hila, kandidat për deputet i PD- së Shkodër: Zona e Temalit është një nga zonat më të bukura të Bashkisë Vau Dejës, por fatkeqësisht e harruar nga kjo qeveri.
Gjatë 4 viteve të bashkëqeverisjes sonë të përbashkët në vitet 2015-2019, bëmë të mundur hapjen e rrugës në këtë zonë, rikonstruktuam shkollën, por edhe investuam në disa zona, të cilat prej vitesh ishin harruar. Shoh se rruga nuk është mirëmbajtur aspak.
Një tjetër shqetësim është edhe rrjeti elektrik i amortizuar, dhe të gjithë banorët që jetojnë 12 muajt e vitit në Toplanë, meritojnë vëmendje e shërbime.
Duhet siguruar energji elektrike, një qendër shëndetesore, si edhe një linjë ujore komunikimi për banorët e Temalit. Më 25 prill, të gjithë bashkë duhet të marrim pjesë masivisht në votime, duke mbështetur programin e Partisë Demokratike, për më shumë investime në këtë zone, që do të bëhen realitet me Kryeministrin e ardhshëm z.Lulzim Basha!