Kur e prezantoi si projekt në ditët e para të shkurtit të këtij viti, dukej në kufijtë e pamundësisë të realizohej, aq më pak brenda një kohe të shkurtër të nisnin punimet. Por pasi ka kaluar një muaj, janë hapur ofertat për rrugën Vau Dejës- Koman, një investim ky i ideuar dhe projektuar nga Benet Beci, sot kandidat për deputet i PS- së për Qarkun Shkodër.
E veçanta e këtij investimi është se do të ndërtohet me paratë e KESH, duke treguar kështu dimensionin e përgjegjësisë sociale, koncept i shpalosur nga Benet Beci, madje me kontretizime të shumta.
Në ditën e prezantimit të projektit, me 5 shkurt 2021 para banorëve të Bashkisë Vau Dejës, kryekomunari Mark Babani e konsideroi një ëndërr. Deri sot, ishte e tillë, ndërsa sot, janë hapur ofertat e 5 kompanive pjesëmarrëdse në tender, nga të cilat do të shpallet fituesi e në vijim, do të lidhet kontrata për fillimin e punimeve në këtë rrugë.
Gjatësia e rrugës që do të ndrëtohet është 30.7 km, ku përfshihet ërmirësimi i shtresave, nënshtresave, kthesave dhe urave ekzistuese, si dhe përshtatja e punimeve me natyrën e zonës do të bëjnë që ky projekt të mos vlejë vetëm për nevojat e Korporatës e banorët, por edhe të ndikojë drejtpërsëdrejti në zhvillimin turistik të zonës.
Investimi me vlerë të konsiderueshme rreth 2.4 miliardë lekë apo 24 milion dollarë amerikanë, do të ketë impakt të rëndësishëm në jetën e banorëve, zhvillimin e turizmit për të cilin tashmë ka projekte sërish të ideuara e të propozuara nga KESH dhe Benet Beci, njëkohësisht, do të vlejë për nevojat e vetë Korporatës.
Me 8 shkurt 2021 u bë shpallja e garës për kompaninë zbatuese të projektit, sot me 12 prill 2021 do të shpallet fituesi, lidhet kontrata e nisë puna. Tashmë rruga Vau Dejës- Koman, nuk është më një premtim por një realitet.
Shkruan në Facebook Benet Beci, kandidat për deputet i PS- së për Qarkun Shkodër: Të nderuar miq!
Shumë prej jush kanë pyetur me të drejtë e kanë treguar interes të vazhdueshëm për procesin e ndërtimit të rrugës Vau i Dejës – Koman. Prandaj po ndaj me ju lajmin e shkëlqyer që siç ka qenë planifikuar, sot me datë 12 prill, janë hapur ofertat e kompanive për ndërtimin e rrugës.
Pesë kompani kanë ofertuar. Menjëherë ka filluar faza e vlerësimit të ofertave dhe shumë shpejt do të lidhet kontrata dhe fillimi i punimeve në rrugë. Afati për ndërtimin e kësaj rruge 30 km të gjatë është 18 muaj!