Shkruan në Facebook Greta Bardeli Gjoni, kandidate për deputete e PD- së Shkodër: Një ditë speciale në Njësinë Administrative Shalë, për të takuar banorët fisnikë e të mrekullueshëm.
U lumturova tej mase nga fryma pozitive dhe bashkimi i shaljanëve për të arritur rezultat maksimal për Partinë Demokratike në këto zgjedhje. Un jam njëra prej jush, dhe si e tillë do të jem me gjithë forcën time një përfaqësuese e denjë për ju në parlamentin shqiptar.
U bëj thirrje autoriteteve të tregojnë përgjegjshmëri e të zhbllokojnë rrugën e Thethit, pasi bllokimi i saj jo vetëm se do të shkaktoj problematika të mëdha në ditën e zgjedhjeve, por ka penguar edhe ardhjen e turistëve në këtë zonë e cila ardhjen e tyre e ka jetike!