Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së Shkodër: E ashtuquajtura “reformë në arsimin e lartë”, është një nga dështimet më të dukshme të keqqeverisjes së 8 viteve të fundit.
Është një “reformë” që duhet zhbërë dhe ribërë nga e para, në bashkëpunim me botën akademike, me ekspertët më të mirë, me studentët, duke nisur nga Ligji i Arsimit të Lartë.
Programi i Partisë Demokratike, është shërimi i plagëve të thella të hapura këto 8 vite në arsimin e lartë, duke nisur me:
a. Bursë e plotë për çdo student (cikli i parë apo i dytë) në familjet me të ardhura nën 64 mijë lekë. Bursë 50% për studentët nga familjet me të ardhura mbi 64 mijë lekë;
b. Bursë e plotë për studentët ekselentë;
c. Praktikë e paguar (30,000 lekë) për 10 mijë studentë, për një vit pasi mbarojnë universitetin;
d. Bursa për studentët që ndjekin programet prioritare;
e. Studentët dhe doktorantët ekselentë në 15 universitetet më të mira të botës, si dhe promovimi i programit për thithjen e trurit jo në bazë nepotizmi apo ndërhyrjesh politike por bazuar në meritokraci. From brain drain to brain gain
f. Internshipe për studentët që kryejnë punë kërkimore në qendrat e kërkimore në universitet.
g. 50 % do të jetë rritja e pagave të pedagogëve (vitin e parë 20% dhe tre vitet e tjera me nga 10%).