Moti për ditën e martë, 13 prill 2021, do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore 6/15
Zona e ulët 8/18
Zona bregdetare 10/19 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/