PSG-ja realizon hakmarrjen ndaj Bajernit të Mynihut për humbjen në finalen e sezonit të kaluar në Ligën e Kampioneve, teksa ditën e sotme i kanë eliminuar gjermanët nga kompeticioni.
Skuadra e Flik mposhti parisienët në Francë me rezultatin 1-0 falë një foli të Çupo-Moting në minutën e 40’, por kjo nuk mjaftoi për të prerë biletën për në gjysmëfinale. Francezët kishin raste me të pastra shënimi në ndeshjen e sotme, por shtylla dhe fati e ndaluan disa herë Nejmarin për të shënuar.
Kështu skuadra e Poçetinos i falet fitore në ndeshjen e kaluar 3-2 në Gjermani, për të kaluar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, aty ku do të përballen me fituesin e çiftit, Mançester Siti-Borusia Dormtund.
FT| PSG-Bajern 0-1
Çupo-Moting 40′