Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës ditën e djeshme ku është përdhunuar një 20-vjeçare. Sipas të dhënave zyrtare është vënë në pranga 24-vjeçari David P. Ka qenë vajza 20-vjeçare që e ka denoncuar të riun për përdhunim. Ajo ka deklaruar në polici se David P. ka hyrë në banesën e saj me forcë dhe ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë. Policia i ka vënë prangat menjëherë 24-vjeçarit, ndërkohë që vajza i është nënshtruar kontrollit mjekësor. Policia e Korçës ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. /BalkanWeb/