Vllaznia ka siguruar pasditen e sotme finalen e Kupës së Shqipërisë. Për të gjetur një moment të tillë, arritjen në aktin final të një trofeu, duhet kthyer pas në kohë më shumë se një dekadë. Gëzimi është i ligjshëm dhe jo vetëm për futbollistët apo edhe stafin teknik të Vllaznisë. 11 vite pasi Bashkia Shkodër u bë pronare e 100% të aksioneve të KF Vllaznia sh.a., vetëm sivjet jemi me një këmbë në Kupat e Europës.
Në një publikim në Facebook, kryebashkiakja Voltana Ademi, njëkohësisht edhe Presidente e KF Vllaznia sh.a., shkruan: “⚽ Vllaznia ❤️💙 finaliste e Kupës së Shqipërisë! Trofeu por edhe Kupat e Europës 🏆 vetëm një hap larg! Gjithmonë #KuqeBlu #Vllaznia💙❤️Jone!”, shkruan Ademi, e cila ka postuar edhe videon e golit të shënuar nga Ardit Hoxhaj.
Mjaft i gëzuar shfaqet edhe sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi. Me një shënim të shkurtër në Facebook, ai shprehet: “Ky eshte hapi i pare drejt arritjes së objektivave tone ❤💙 Mbas 11 vitesh jemi ne finalen e kupës🏆⚽️ Para Vllaznia🤲 #rikthimteksuksesi””, shkruan Xhaferi, i cili ka publikuar edhe një foto të festës në dhomat e zhveshjes.