Kryeministri Edi Rama do te jete sot ne Shkoder ne nje takim me elektoratin socialist, sipas gjasave, edhe për mbylljen e fushatës elektorale për qarkun e Shkodrës. Takimi do të mbahet pasdite para Bashkisë Shkodër, duke filluar nga ora 17.30, bëhet e ditur nga burime të selisë rozë.
Në sheshin në hyrje të pedonales, nga pistonat në drejtim të Bashkisë Shkodër, ka nisur vendosja e tribunës, fonisë, karrigeve por edhe e materialeve të tjera për mitingun. Kryeministri Rama ka qenë dhe dy herë të tjera në Shkodër gjatë muajve të fundit por në fokus ka qenë fushata e vaksinimin ndërsa tani ai është i orientuar totalisht drejt fushatës elektorale dhe zgjedhjeve të 25 prillit.