Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 14.00 në Shkodër, afër “8- katëshit”, në lagjen Rus. Rudina Emini, nënë e tre fëmijëve është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Kanë qenë fëmijët të cilët sapo ishin kthyer nga shkolla, ata që e kanë gjetur në tokë nënën e tyre. Menjëherë janë njoftuar forcat e policisë të cilat pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë gjetur trupin e 40- vjeçares të dëmtuar me mjete prerëse.
Dyshimet e para të policisë janë se ajo i ka dhënë fund jetës pasi vuante nga probleme depresioni, ndërkohë që ajo jetonte e vetme pasi bashkeshorti ishte emigrant në Gjermani.