Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së Shkodër: Kur na ndajnë edhe 9 ditë nga dita e Ndryshimit të madh, në takime e bashkëbisedim me qytetarët po marrim mesazhin e qartë të Fitores së përbashkët.
Të gjithë e ndjejnë dhe e shprehin se pas 25 Prill Lulzim Basha do të jetë Kryeministër i të gjithë qytetarëve shqiptarë për të sjellë një të ardhme më të.
Kjo është një përballje mes të keqes dhe të mirës, ku nuk ka rëndësi përkatësia politike pasi mbështetësit e Partisë Socialiste janë vëllezërit dhe motrat tona. Rama i trajton ata si të ishin në xhepin e tij, si të ishin punëtorë të tij. Por ata janë njerëz të lirë. Vetëm ata vendosin.
Ndryshimi është në dorën tonë! Të majtë e të djathtë, socialistë e demokratë përballemi me të njëjtat sfida. Ne duam një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Bashkë ne do të sjellim ndryshimin për të cilin ka nevojë vendi.