Këshilltari i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi i përgjigjet kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, Spartak Braho. Blushi thotë Braho as sorrë nuk e meriton të quhet për shkak se nuk ka asnjë fije karakteri.
“O Tak Çiçi, nuk të vjen turp, që sulmon Ilir Metën për llogari të Edi Ramës dhe të gjithë antishqiptarëve, nga Skrapari i patriotëve dhe i atdhetarëve? Ti as sorrë nuk e meriton të quhesh, se edhe sorra e ka një fije karakteri!”, shkruan Blushi.