Identifikohet personi i mbytur në lumin Shkumbin. Ngjarja ndodhi në Jagobin. Burime zyrtare bënë me dije se personi që u gjet i mbytur është 27-vjeçari Eridjon Topi me origjine nga Elbasani, banues në Tiranë.
Dyshohet se 27-vjeçari mund të jetë mbytur të paktën dy dite me pare në rrethana të paqarta edhe për policinë. Kjo e fundit po heton rreth ngjarjes në fjalë.