Banorët e fshatit Boriç i Vogël në Malësi të Madhe, i gëzohen ujit të pijshëm. Për herë të parë pas shumë vitesh, falë investimit nga Bashkia, uji i pijshëm mbërrin deri në shtëpiat e këtij fshati.
Në përurimin e ujësjellësit ka qenë i pranishëm dhe kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj. Banorët e pranishëm kanë falenderuar kreun e Bashkisë për investimin e kryer në ndertimin e ujësjellësit që ka qenë kerkesa kryesore e kahershme e banorëve të këtij fshati.
Më në fund u bë realitet nga Bashkia e cila përmbushjen e detyrimeve për qytetaret e saj e ka detyrë parësore. Gjatë takimit kryetari Marinaj u ka kerkuar banorëve mbështetje me votë me 25 Prill për PS dhe kandidatin Paulin Sterkaj për ti çuar deri në fund punët dhe projektet e filluara.