Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së për Qarkun Shkodër: Këto javë që jam në kontakt të vazhdueshëm me shkodranë të moshave, bindjeve e shtresave shoqërore të ndryshme, ku përveç problemeve e vështirësive të shumta si të gjithë shqiptarët, kam ndjerë optimizmin.
Tashmë Ndryshimi është mes nesh tashmë, është vetëm 8 ditë larg, është në dorën tonë. Kam takuar nënat që duan një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Kam bashkëbiseduar me qytetarët që kërkojnë punë. Kam folur me shkodranët që kërkojnë shpresë.
Të gjithë e kuptojnë se shpresa është më pranë se kurrë. Se ndryshimi është më pranë se kurrë. Ndryshimi është në dorën tonë. Mjafton të dalim dhe të votojmë numrin 9.