Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Me datë 04.10.2017 rreth orës 9:00 ka ardhur një telefonatë në sallën e komandimit Pukë se tek shkolla mesme në Gjegjan, Pukë janë helmuar disa nxënës. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se janë dizinfektuar ambjentet e shkollës, dje me datë 03.10.2017 në orën 14:00 nga Shërbimi i Shendetit Publik me klor në kuadër të dezinsektimit të Shkollave.
Sot me datë 04.10.2017 pasi kanë filluar procesin mësimor kanë shfaqur probleme shëndetsore disa nxënës, të cilët kanë shkuar për ndihmë mjeksore në Qendrat Shëndetësore më të afërta.
Momentalisht bëhet me dije se janë 10 nxenës, nga të cilët kanë shkuar në Qendrën Shendetsore në Rreshen 3 femijë, në Qëndren Shëndetësore në Pukë 3 femijë, dhe në Qendrën Shëndetësore në Gjegjan 4 femijë, ku nuk paraqesin probleme për jetën
Nga ana Policisë po kryehen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të plota të kësaj ngjarje.”. /ShkodraWeb/