Digjet makina e kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të Bashkisë Vau i Dejës. Ariston Drini, në pronësi të të cilit është mjeti tip fuoristrade Ford, ka deklaruar se ka dëgjuar fillimisht një shpërthim e më pas ka parë automjetin në flakë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30 të mëngjesin të sotem. Automjeti ka qenë i parkuar para baneses. Policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje ndërsa kanë marrë dëshminë e Ariston Drinit.
Ai ka mohuar të kishte konflikte apo probleme. Ndërsa policia mes pistave të hetimit, ka edhe atë të konflikteve për shkak të fushatës elektorale.