Partia Demokratike dega Vau-Dejes, dënon me forcë aktin kriminal të zjarrvënies së qëllimshme të automjetit personal kryetarit te grup-seksionit te Partisë Demokratike Shelqet Bashkia Vau-Dejes, Z .Ariston Drini.
Jemi të bindur se ky krim i shemtuar e banditesk është vepër kriminale me prapavijë politike. Aktet e dhunës dhe terrori i ushtruar në kulmin e fushatës elektorale janë dëshmi e qartë e presioneve dhe kërcënimeve ku zyrtarë të veshur me pushtet po ushtrojnë në territorin e Bashkisë Vau Dejës.
Partia Demokratike shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për Kryetarin tonë te grupseksionit dhe familjaret te tij. Keto akte te shemtuara dhe kriminale nuk mund të përulin e dobësojnë shpirtin demokrat të Familjes Drini e të asnjë familjë demokrate e atdhetare në Bashkinë tonë.
Partia Demokratike është më e fortë se kurrë për tu përballur me krimin dhe do të dalë fitimtare. Asgjë nuk na ndalon në betejën tone për ditë më të mira , në betejën tonë kundër krimit shtetëror, në betejën tonë kundër plaçkitësve dhe zjrrvënsve të cilët po përdoren nga kandidatë kriminel.
Dega e PD Vau Dejës, i bën thirrje organeve ligjzbatuese, policisë dhe prokurorisë të zbardhin sa më parë këtë ngjarje të shëmtuar që prish klimën e fushatës elektorale në zonë, por nga ana tjetër kërkon ndalimin e personave përgjegjës dhe të marrin dënimin që parashikon ligji.
Presione të tilla dhe këto sulme vandale ndaj pronës private, nuk janë as më shumë e as më pak por dëshmi i frikës që ka përfshirë kundërshtarët politikë për humbjen e thellë në zgjedhjet e 25 Prillit. /Deklaratë për mediat e degës së PD- së Vau- Dejës/