Shkruan në Facebook Helidon Bushati, kandidat për deputet i PD- së Shkodër: Rendi në Shkodër në rënie të lirë! Dy ngjarjet në një hark kohor prej 24 orësh janë dëshmia e një pushteti që po tenton të kriminalizojë zgjedhjet.
Ortakëria e krimit me pushtetin është rreziku që po tenton të kanosë zgjedhjet e lira. Nuk ka asnjë tentativë për të siguruar rend dhe qetësi për qytetarët disa ditë përpara zgjedhjeve. Pakti me krimin po tenton të minosë frymën e një populli për ndryshim. Nuk do ia dalin.
I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të bëjë detyrën e saj dhe të mos vazhdojë të jetë vegël qorre e krimit të organizuar. I bëjmë thirrje ndërgjegjës së atyre policëve të painfektuar nga “virusi i krimit” ta marrin seriozisht misionin që Policia e Shtetit ka për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
LEXONI EDHE: VIDEO – Një javë para ditës së zgjedhjeve, digjet makina e kryetarit të PD- së në Shelqet të Vau- Dejësit
Askush nuk mund të dali mbi vullnetin e shumicës. I sigurojmë qytetarët se askush nuk do të cënojë vullnetin e tyre këtë herë. I bëjmë thirrje misionit vëzhgues OSBE-ODIHR të ketë parasysh ngjarjet e fundit.
Inspiruesi i krimit të organizuar ka një emër. Të dielën, demokracia dhe shumica, fitojnë betejën ndaj krimit dhe së keqës. Shqiptarët fitojnë!
LEXONI EDHE: EMRI – Qëllohet me armë zjarri ndaj dy makinave në Velipojë, ja kush është pronari i mjeteve, kryetar i PS- së…