Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Më datë 04.10.2017 nga Seksioni Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi:
Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur lagjia “Perash” tek sheshi “Isa Boletini”, Shkodër, ndërsa ishte duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targë AA 689 AN, ka tentuar të korruptojë me një kartmonedhë 2000 lekëshe, punonjësit e policisë të Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor Tiranë, pasi kishte mangësi në dokumentacionin e mjetit.
Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. /ShkodraWeb/