Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së Shkodër: Dështim i madh legalizimi i shtëpive të banimit në zonat e ashtuquajtura informale edhe në Shkodër.
Kaluan 8 vite nga kjo keq qeverisje dhe premtimi i dhënë me pompozitet, nuk u përmbush asnjëherë. Janë zona që iu bashkuan qytetit pas vitit 1990, investuan të gjitha kursimet e tyre për të ndërtuar një shtëpi. E sot përballen me ankthin e mungesës së legalizimit.
Pas 25 Prill, me ardhjen e Partise Demokratike në qeverisje dhe Lulzim Bashës kryeministër, qasja e shtetit ndaj tyre do të ndryshojë rrënjësisht. Edhe 5 dite, këta banorë të Shkodrës tonë do të marrin atë që u është mohuar padrejtësisht prej 8 vitesh, edhe pse iu premtua.