Prokuroria ka përfunduar verifikimin për kandidatin e 5-të në listën e PD për Qarkun Shkodër, Zef Hilën, i cili nuk rezulton të ketë shkelje apo fshehje të të dhënave në deklarimin e tij.
Prokuroria ka arritur në përfundimin se ish- kryebashkiaku i Vau Dejësit, nuk ka ndryshime në gjeneralitetet e tij, nuk ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë, nuk ka qenë i arrestuar më parë jashtë vendit.