Një aksion policor në Malësi të Madhe, ka bërë të mundur të gjenden dhe të kapen armë por edhe një sasi drøge, lloji i së cilës nuk specifikohet akoma. Lajmi bëhet i ditur për ShkodraWeb nga burime në vendngjarje. Mësohet se aksioni i policisë është zhvilluar në fshatin Grudë Fushë.
Paraprakisht, burimet që raportuan për ShkodraWeb, flasin për një aksion të “Shqiponjave” të Shkodrës, tek pohohet se ka patur edhe 4 persona të ndaluar. Megjithatë, informacioni është paraprak nga dëshmitarë në vendngjarje.
Pritet që në vijim, të ketë edhe një komunikim zyrtar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, përmes një komunikate zyrtare lidhur me aksionin në Malësi të Madhe.