Pas rastit të Pukës, evidentohet një tjetër rast i dyshuar për shit- blerje të votave. Nëse herën e parë ka qenë policia ajo që ka zbuluar rastin, këtë herë duket se janë vetë qytetarët apo “grupet e mbrojtjes së votave” të Opozitës, ato që kanë evidentuar një skenar të mundshëm të dyshuar, vetëm 5 ditë para zgjedhjeve.
Ka qenë ish- kryeministri Berisha, ai që ka publikuar një video në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke bërë një koment të shkurtër: “Kapen ne flagrance nga qytetaret guximtar kriminelet patronazhist e trafikante te votave! Ju lumte! sb”, shkruan Berisha.
Fenomeni i shit- blerjes së votës është i njohur në Shqipëri. Në videon e shpërndarë nga Berisha, nuk shihet qartë se për cilin qark bëhet fjalë në këtë rast të dyshuar të shit- blerjes së votës. Nga ana e saj, Opozita ka bërë të ditur se ka marrë masa që ky fenomen të mos dëmtojë zgjedhjet e 25 prillit dhe të mos ndikojë në rezultat. /ShkodraWeb/