Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së për Qarkun Shkodër: Ish- të përndjekurit dhe ish- të persekutuarit e diktaturës komuniste, janë krenaria e kombit tonë.
Ata janë palca e Partisë Demokratike dhe të djathtës shqiptare, mbështetje e fuqishme edhe në momentet më të vështira të demokracisë së brishtë shqiptare.
Çdo fjalë e tyre, është mesazh që përcjell qendresë, dashni për këtë vend, sakrificë por edhe dhimbje për rininë që pjesa më e madhe e tyre, e kaluan në përballje të paepur me komunizmin dhe veglat e tij.
Kemi shumë për të bërë për këta heronj të gjallë, familjet e tyre, në emër të sakrificave të së shkuarës por edhe të vizionit për të nesermen, e cila në sytë e tyre është e qartë.