“Kam marrë garanci për asfaltimin e rrugës së Dukagjinit, nga Prekali ne Breg Lumi deri në Theth”, kështu është shprehur Paulin Sterkaj, kandidat për deputet i PS- së për Qarkun e Shkodrës. Ditën e mërkurë, Sterkaj është takuar me banorë të fshatrave të njësive administrative të Dukagjinit.
Në përgjigje të interesimit të banorëve, kandidati Sterkaj ka premtuar ndërtimin dhe asfaltimin e aksit rrugor nga Prekali në Breg- Lumi deri në Theth, duke krijuar unazën Shkodër, Theth, Qafë-Thore drejt fshatrave alpin të Bogës, Razmës në menyre që turistet dhe kushdo tjetër të udhetojë nëpër rrugën e asfaltuar nga Shkodra drejt pikave turistike, për të shijuar peisazhin mahnitës dhe mikpritjen tradicionale malësore.
“E kanë premtuar dhe të tjerë para meje po nuk e kanë kryer. Unë ju jap fjalën që ky projekt do të realizohet pasi kam marrë garanci nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ju bëj thirrje që 25 Prill të votoni PS, numrin 12 dhe Paulin Sterkaj, numrin 2 në listën e Qarkut, pasi vetëm më këtë mënyrë keni votuar për rrugën e Dukagjinit, për subvencione në turizëm dhe për projekte të tjera që nuk do të lejojnë më tej shpopullimin e zonës por do të rikthejnë shpresën dhe besimin për të investuar e jetuar këtu në Dukagjin”, është shprehur gjatë takimit në Breg – Lumi kandidati malësor, Paulin Sterkaj. Banorët dukagjinas kanë besim te Paulin Sterkaj dhe këtë besim do ta dëshmojnë me votën e tyre me 25 Prill.