Elisabeta Gjopalaj, e cila u aksidentua pasditen e djeshme në dalje të Lezhës, në superstradën Lezhë-Milot, ka ndërruar jetë. Mësohet se prej 24 orësh ajo ishte në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Elizabeta Gjopalaj ka qenë punonjëse e protokollit në Bashkinë Lezhë. Si pasojë e aksidentit të rëndë, ajo kishte marrë shumë dëmtime, ndërsa ne makine me te ka qene edhe nje pasagjere.
Policia e Lezhës njoftoi dje se “Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të rrugës së Shengjinit mjeti tip “Range Rover” me drejtues shtetasin K.S.,është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen E.Gj.,dhe pasagjere D.Gj.,ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit shtetasi K.S.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”