Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputet e PD- së për Qarkun Shkodër: Lagjet e vjetra të Shkodrës, janë zemreku i qytetit. Në takime me qytetarët, ndjehet përherë e më i fortë pulsimi i Ndryshimit që me 25 Prill do të bëhet realitet.
Numërimi mbrapsht ka nisur, të zhgënjyer nga keq qeverisja 8 vjeçare që po i vjen fundi por edhe shpresëplotë për programin e Partise Demokratike dhe qeverinë në ardhje me kryeministër Lulzim Basha.
Bashkimi më i madh i shqiptarëve në këto 30 vite, të majtë e të djathtë, socialistë e demokratë, tashmë kanë marrë vendimin që do ta zyrtarizojnë këtë të diel: rikthimin e Shkodrës e Shqipërisë në normalitetin e zhvillimit dhe ri-nisjes së rrugëtimit drejt Bashkimit Europian.