Shkruan në Facebook Benet Beci, kandidat për deputet i PS- së për Qarkun Shkodër: Shkodra si qendër e kulturës kombëtare.
Shkodra është një qytet që jeton me kulturë; ka një traditë shumë të fortë; plot profesionistë që organizojnë aktivitete fantastike dhe unike në vend si dhe plot të rinj që do të donin ta ndërtonin të ardhmen e tyre bazuar në aktivitete artisitike , kulturore e të lidhura me artizanatin. Shkodra është një qytet me identitet të fortë historik e kulturor, të cilin duhet e mund ta bëjmë më të dukshëm për vizitorët. Në këndvështrimin tonë një ekonomi e forcuar do të mbështesë kulturën dhe anasjelltas forcimi i kulturës nga ana e vet nëpërmjet turizmit do të forcojë ekonominë vendore.
Si përfaqësues i Shkodrës ne Parlamentin e ardhshëm do te përpiqem ne drejtimet e mëposhtme:
– Ngritjen dhe forcimin e një rrjeti muzesh të shpërndarë nëpër qytet si një ofertë interesante kulturore e turistike nën shembullin e mirë të Marubit. Muzetë janë jo vetëm site të vizitueshme por edhe vende që prodhojnë aktivitete kulturore.
– Ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore nëpërmjet restaurimit të monumenteve dhe shtëpive të hapura ku të tregohen copëza të historisë së jashtëzakonshme të qytetit.
– Mbështetja e fuqizimin e një serie eventesh kulturore e sportive ekzistuese e të reja, që të kenë realisht një dimension kombëtar e rajonal, për të ftuar më shumë vizitorë në qytet. Më shumë vizitorë do të sjellin më shumë të ardhura për profesionistët që merren me aktivitete dhe për ekonominë në tërësi të qytetit.
– Krijimin e një ekonomie krijuese ku njerëzit dhe të rinjtë që duan të ndjekin këtë rrugë të kenë mundësinë të jetojnë në mënyrë dinjitoze.