Policia në Maqellarë po mbledh provat, pas bllokimit të një makine “Volksvagen” nga përfaqësues të PD-së, që pretendojnë se janë shpërndarë para për të blerë vota.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga kandidati Luan Haka shfaqen momentet kur efektivët e policisë fotografojnë makinën nga brenda dhe vendosin numrat e shenjave të provës.
“Kanë kapur tufa me 50-she”, dëgjohet të thotë një nga qytetarët që ndodheshin pranë makinës së bllokuar.
Sjellim në vëmendje që mjeti u bllokua sot nga Struktura për Mbrojtjen e Votës pranë PD-së. Këta të fundit e mbajtën makinën të bllokuar dhe nuk lejuan largimin e personave që ndodheshin brenda saj, derisa në vendngjarje mbërriti policia.
Në praninë e uniformave blu, dy persona që ndodheshin në makinë janë kontrolluar nga simpatizantët e opozitës.