Moti për ditën e premte, 23 prill 2021, do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi të përqëndruara në zonën veri-perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë .
Temperaturat:
Zona malore 4/14°C
Zona e ulët 8/17°C
Zona bregdetare 10/17 °C /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/