Shkruan në Facebook Arben Gjuraj, kandidat për deputet i PD- së Shkodër: Të dashtun banorë të Shkodrës.
Në përmbyllje të kësaj fushate elektorale dua t’ju falenderoj përzemërsisht për kontaktet dhe komunikimin që patëm së bashku gjatë këtyre ditëve. Për shkak të pandemisë apo edhe të sistemit zgjedhor, kjo ishte një fushatë e ndryshme nga herët e tjera.
Do të kishim dëshiruar të takonim secilin nga ju personalisht, por në pamundësi kemi komunikuar në rrugë të tjera, kryesisht përmes rrjeteve sociale dhe mesazheve.
Ju kërkoj ndjesë për pamundësinë e komunikimit më secilin nga ju, por më tepër për çdo shqetësim apo bezdi që mund t’ju kem shkaktuar gjatë kësaj periudhe.
Shkodrën tonë, Zoti e ka beku me shumë të mira të natyrës dhe koha me një traditë të mrekullueshme, të kalitun përmes vuajtjesh e vështirësish.
Shkodra si e gjithë Shqipëria, ndodhet në një situatë dëshpërimi, për shkak të qeverisjes së keqe.
Ne nuk e meritojmë talljen dhe kapadaillëkun e askujt që qeveris!
Ne nuk e meritojmë grabitjen e as hajninë!
Ne nuk e meritojmë dhunën e krimin!
Ne meritojmë NDRYSHIM dhe QEVERISJE TE PËRGJEGJSHME.
Së bashku, duke u mbështet te njani-tjetri mund t’ia arrijmë!
Përzemërsisht Arben Gjuraj.