Pa më shumë se 30 ditëve fushatë zyrtare dhe jo zyrtare, kjo e shtunë është “heshtje zgjedhore”. Nuk ka më takime, tubime, mesazhe elektorale e politike, thirrje për të votuar këtë apo atë parti politike. I janë lënë këto orë qytetarëve për të reflektuar, para se ti drejtohen kutive të votimit, për të vendosur Kuvendin dhe qeverinë që do ti drejtojë për 4 vitet e ardhshme.
Lideri i opozitës, Lulzim Basha, kandidat për kryeministër pas 25 prillit, ka zgjedhur të shpërndajë në rrjetet sociale në mesazh, i cili nuk është “i pastër” politik, pavarësisht simbolit që shfaqet në qendër të videos, simbol që është përdorur nga PD gjatë fushatës. “Retë po largohen. Pranvera po vjen!”, është mesazhi që shpërndan Basha, bashkë me videon që mund të ndiqni më poshtë.