Edhe myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në qendrën e tij të votimit në shkollën “Prenkë Jakova”. Data e zgjedhjeve sivjet, ka përkuar me muajin e madhëruar të Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Pasi ka kryer votimin, myftiu imam Sytari ka përcjellë mesazhin e tij për mediat e pranishme. Duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve, Sytari e ka konsideruar obligim moral, qytetar, obligim kombëtar marrjen pjesë në votimet e ditës së sotme.