Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediet ka falënderuar të gjithë shqiptarët që kanë marrë pjesë në procesin e votimit.
Basha tha se zgjedhjet e 25 prillit janë fitore për Aleancën për Ndryshim dhe ka besimin e plotë që numëruesit dhe komisionerët do ta përmbyllin këtë proces me përgjegjësi dhe konform ligjit.
Basha: Faleminderit të gjithë qytetarëve që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar dhe për aleancën për ndryshim. Vullneti i popullit është në kuti, kam besim se numëruesit dhe komisionerët do ta përmbyllin këtë proces, me përgjegjësi, durim dhe sipas ligjit. Në fund Shqipëria fiton.