Partia Socialiste rezulton forcë e parë politike në Bashkinë e Pukës për zgjedhjet e 25 prillit. Ka përfunduar zyrtarisht numërimi në 20 qendrat e votimit dhe PS ka marrë 2820 vota ose 47% të totalit. Forcë e dytë politike ka rezultuar Partia Dmokratike me 2214 vota ose 36.9%.
Forcë e tretë rezulton Partia Socialdemokrate me 569 vota ose 9.48%, duke lënë pas LSI- në me një rezultat shumë të dobët, me vetëm 279 vota ose 4.65%. Ndërsa 6000 vota kanë qenë të vlefshme, 350 kanë rezultuar të pavlefshme. Nesër pritet të vijohet me numërimin e votave preferenciale për kandidatët, sipas partive politike që kanë marrë vota.