Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj përmes një deklarate për mediat ka paraqitur dy video një para dhe një pas zgjedhjeve të 25 prillit, pjesë e së cilës është prokurori i Elbasanit, i cili flet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në këtë qytet.
Alibej pretendon se në këtë lloj forme po mbrohet masakra elektorale Rama-Doshi, ndërsa shton se ajo që shohim është vetëm maja e ajsbergut.
“Të gjithë shqiptarët janë të vetëdijshëm se si kanë vepruar Rama-Doshi dhe bandit e pushtetit për të vjedhur dhe blerë rezultatet e zgjedhjeve. Të tjera fakte dhe të dhëna do të publikohen në ditët në vijim”- thotë ndër të tjera Alibeaj, ndërsa thekson se “opozita do të luftojë me gjithë fuqinë dhe besimin që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, në mënyrë që të rrëzojmë regjimin Rama-Doshi”.
Deklarata e plotë:
Te dashur qytetarë,
Sot po luftojmë për demokracinë në vendin tonë.
Çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të akteve të Ramës –Doshit dhe bandave të pushtetit për të vjedhur zgjedhjet.
Në video që do të ndjekim tani, të gjithë do të shihni dhe dëgjoni se si prokurori para zgjedhjeve thotë se nuk kishte asnjë provë në makinat e bandave të Elbasanit.
Ndërsa pas zgjedhjeve, prokurori deklaron të kundërtën. Ai thotë se policia gjeti para dhe karta identiteti në makinë.
Ja si po mbrohet masakra elektorale Rama-Doshi.
Kjo që shihni këtu është vetëm maja e ajsbergut.
Të gjithë shqiptarët janë të vetëdijshëm se si kanë vepruar Rama-Doshi dhe bandit e pushtetit për të vjedhur dhe blerë rezultatet e zgjedhjeve. Të tjera fakte dhe të dhëna do të publikohen në ditët në vijim.
Një gjë është e sigurta. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, në mënyrë që të rrëzojmë regjimin Rama-Doshi.