Krijoi rishtas një parti para zgjedhjeve e quajtur “Lëvizja për Ndryshim”, por rezultati i votimeve të 25 prillit ishte dramatik për Jozefina Topallin.
Ajo nuk arriti të merrte as vetë mandatin në Qarkun e Shkodrës nga ku besonte se kishte mbështetje, duke siguruar vetëm 598 vota, ndërsa Partia siguroi vetëm 1389 vota.
Së fundmi, Topalli në një postim në Facebook thotë se jep dorëheqjen nga partia që drejtoi vetëm pak muaj.
“Levizja per Ndryshim nuk ia doli per t’u bere faktor ne keto zgjedhje. Por une deshiroj te falenderoj stafin, sejcilin prej kandidateve qe sfiduan klasen politike aktuale; te falenderoj te gjithe ata qe besuan. Duke u larguar nga drejtimi i kesaj Levizje uroj qe njerez patriot dhe te pakorruptuar te vazhdojne Levizjen per reformimin e se djathtes shqiptare”- shkruan ajo.