Çmimin Nobel për Letërsinë, ku një ndër pretendentët kryesorë, ishte edhe shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, e ka fituar novelisti britanik Kazuo Ishiguro. Të shumtë ishin shkrimtarët, që u shfaqën sërish, vit pas viti, por Kadare nuk ka rezultuar fitues as në 2017-ën.
Mes emrave të përfolur ishin: Don DeLillo i Amerikës, Margaret Atwood e Kanadasë, poeti i lindur në Siri, Adonis, romancieri japonez Haruki Murakami dhe shkrimtari nga Kenya, Ngugi Wa Thiong’o, vetëm për të përmendur disa. Amos Oz i Izraelit dhe David Grossman, Claudio Magris i Italisë, Ismail Kadare i Shqipërisë dhe Michel Houellebecq i Francës përmenden po ashtu shpesh.
Bjorn Wiman, redaktori i Kulturës së gazetës kryesore suedeze “Dagens Nyheter”, parashikoi se këtë vit, do të jetë një zgjedhje krejt ndryshe, nga ajo e vitit 2016, ku “Çmimi Nobel për Letërsinë” iu dha kantautorit Bob Dylan. /dritare.net/